Veliaj: Super lajm për studentët!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velija, ka njoftuar në rrjetet sociale se një bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe qeverinë gjermane është arritur për të rehabilituar 19 konvikte ekzistuese dhe ndërtuar 3 konvikte të reja në Qytetin Studenti, sipas standardeve europiane.
Sipas zotit Veliaj ky investim, me buxhet nga qeveria gjermane, financuar përmes KfW, dhe falë një granti nga BE, do të ofrojë kushte më të mira jetese dhe studimi për 4,700 studentë. Ai do të ndihmojë në përdorimin efikas të energjisë dhe rritje të jetëgjatësisë së konvikteve.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen që po i jep arsimit në Tiranë. “Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, jo vetëm për mbështetjen që i jep arsimit në përgjithësi, por për vendimin e guximshëm që mori në fillim të këtij viti akademik, duke përgjysmuar tarifat e studentëve që akomodohen në rezidencat universitare, ashtu sikurse transporti falas për të gjithë studentët. Ishte një vendim në momentin e duhur”, tha zonja Kushi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




