Prerja e pyjeve në Prrenjas, Drejtori i shërbimit pyjor: Më shumë kontrolle në terren

Sociale | 4 vite më parë

Në territorin e bashkisë së Prrenjasit, shtrihen rreth 18 mije ha pyje e kullota. Gjatë vitit të kaluar edhe këtë vit, nga patrullat e policisë janë ndaluar një numër i madh i personave që presin pyjet për dru zjarri si dhe është sekuestruar lënda materiale.

Drejtori i shërbimit pyjor në bashkinë e Prrenjasit, Leonard Loshi, thotë se prerje të pyjeve ka në  fshatrat, Stravaj, Sopot, Turie dhe në disa zona të tjera.

Prerjet e pyjeve kanë vazhduar edhe këtë vit me një intensitet të lartë. Ndërkohë që janë ndaluar në  3 raste subjekte private dhe persona të vecante me dru zjarri të  prera në pyll. Thirrja që bën, Loshi  është që të rriten kontrollet prej autoriteteve dhe të ketë një sensibilizim nga ana e agjencisë së zonave të mbrojtura për komunitetin.

Deri tani nga personat e ndaluar nga policia janë për ndjekje penale 5 subjekte private dhe 3 individë.

/rtsh/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme