Shqipëria 30 milionë euro hua koncesionare nga Italia për Emergjencat Civile

Sociale | 4 vite më parë

“2023 do të jetë viti i mbrojtjes civile falë reformimit të thellë që po bëhet në krijimin e kapaciteve dhe infrastrukturës së Emergjencave Civile”. Kjo ishte deklarata që ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha teksa bëri të ditur se qeveria do të marrë një hua koncesionare nga Italia prej 30 milionë euo pikërisht për mbështetjen e emergjencave civile.

“Arritëm marrëveshjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e gjithë sistemit të emergjencave civile me një hua koncesionare prej më shumë se 30 milionë euro. Jemi gati për të kaluar në ratifikimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Ministrave”, tha Peleshi.

Gjithashtu qeveria ka krijuar hartën e vlerësimit të rrisqeve për menaxhimin më të mirë të fatkeqësive natyrore, ku sipas Peleshit janë identifikuar 6 prej tyre ku do të ketë një shpërndarje më të mirë të fondeve financiare dhe kapaciteteve njerëzore.

“Projekt vendimet e tjera lidhen me menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Kemi hartuar hartën e vlerësimit të rrisqeve që kemi identifikuar 6 risqe, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet, epidemitë apo pandemitë, rreziqet teknologjike.

Kemi miratuar strategjinë sesi do t’i adresojmë në mënyrë aktive duke i dhënë më shumë theks parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile të shkaktuara nga këto risqe. Strategjia parashikon si do të shpërndahen fondet financiare dhe njerëzore në parandalimin e risqeve ekzistuese dhe potenciale”, tha Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme