Gjirokastër, problematikat mes nxënësve zgjidhen përmes oficerëve të sigurisë

Elsida Haxhiu është një nga oficeret e sigurisë që po e kryen prej 4 vitesh këtë detyrë pranë shkollës së mesme “Siri Shapllo”. Roli i saj është jo vetëm të garantojë sigurinë e nxënësve, por edhe të ndërhyje në rastet kur vete ata paraqesin sjellje të pakendshme ndaj njeri-tjetrit.
Përmes Elsidës mësojmë edhe problematikat që hasen në ambientet e brendshme të shkollës mes nxënësve kryesisht, të cilët në bashkëpunim edhe me mësuesit kanë arritur të zgjidhen pa çuar në dhunë fizike.
Elsida ka përfunduar studimet në Tiranë për mësuese fizike dhe vjen në këtë detyrë pas trajnimit të kryer në Akademinë e Sigurisë. Në Gjirokastër, përveç këtij gjimnazi i pajisur me oficerë sigurie është edhe ai “Asim Zeneli”.
Oficeret e sigurisë janë emëruar në shkollat me një numër të madh nxënësish. Vetëm për këtë vit janë emëruar 70 oficerë sigurie, në total janë 220 oficerë të sigurisë që operojnë në të gjithë shkollat 9- vjeçare dhe të mesme në vend.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




