Rama publikon grafikun e UNWTO: Shqipëria, vendi i parë në rritje të flukseve turistike

Sociale | 4 vite më parë

Organizata Botërore e Turimit (UNWTO) ka renditur Shqipërinë si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike,  krahasuar me vitin 2019.

Sipas të dhënave të barometrit të turizmit të Organizatës Botërore, rritja turistike e Shqipërisë gjatë periudhës janar-shtator 2022 ishte 18% më shumë se 2019, duke tejkaluar kështu edhe shifrat e vitit që konsiderohej si më i miri turistik.

Nga janari deri në shtator vendin tonë e vizituan rreth 6,4 milionë turistë të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, grafikun e (UNWTO), si shenjë vlerësimi për vendin. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme