Akti terrorist i Stambollit, konsullata shqiptare vendos kurorë me lule për jetët e humbura

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, ju bashkua dhimbjes, respektit dhe nderimit mbarëbotëror ndaj viktimave të aktit terrorist të 13 nëntorit në sheshin “Taksim” në Stamboll.
Konsullja e Përgjithshme e RSH Stamboll Blerta Kadzadej vendosi me këtë rast një kurorë me lule.
“Konsullata e përgjithshme e RSH në Stamboll, në emër të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë terrorizmin dhe është pranë popullit turk, familjeve të viktimave dhe të lënduarve në këto momente dhimbje” shkruaji me këtë rast konsullata në rrjetet sociale.
Sulmi në Stamboll ndodhi gjatë pasdites së 13 nëntorit, ku një grua vendosi një bombë në rrugë duke i marrë jetën 6 personave dhe plagosur 81 të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




