Së shpejti mbërrin vaksina COVID për variantin “Omicron”, ISHP: Vaksinohuni me dozat përforcuese

Situata e qetë epidemiologjike ka ulur ndjeshëm kërkesën për vaksinim kundër COVID-19 por ekspertët paralajmërojnë se dimri do të jetë i vështirë dhe nënvariante të reja mund të dalin në qarkullim. Javën e ardhshme mbërrijnë në Shqipëri vaksina dyvalente anti-covid për nënvarianet e “Omikron-it”që janë aktualisht në qarkullim BA.4 dhe BA5.
Gurpmosha më e pa interesuar për vaksinën COVID janë të rinjtë nga 18-25 vjeç.
Bashkë me sasinë e vaksinave të përditësuara do të vijnë edhe dozat për fëmijët nga 5-11 vjeç, për të cilët ka kërkesë sidomos në rastet kur kanë udhëtime jashtë vendit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




