Peqin/ Prodhimi i ullirit tejkalon parashikimet, çdo fshat ka rritje të prodhimit me 50 përqind

Sociale | 4 vite më parë

Këtë vit prodhimi i ullirit në rrethin e Peqinit i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Në çdo fshat e njësi administrative raportohet se sivjet prodhimi i ullirit ka shënuar rritje me rreth 50 %. Sipas drejtorit të Bujqësisë në bashkinë e Peqinit, Nazmi Xhyra, shprehet se parashikohet që në 12  fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit, të merren 6295 ton vaji ulliri nga 4200 ton që u morën vitin e kaluar.

Xhyra shton më tej se janë marrë masat të ndihmohen fermerët që s’kanë mundësi të gjejnë tregjet e shitjes duke u lidhur dhe me bizneset në  rrethet e tjera fqinjë për shitjen e vajit të ullirit.

Peqini mbahet si një nga rrethet e dëgjuara në vend për prodhimin e vajit të ullirit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme