Komuniteti rom në Berat, fëmijët nuk shkojnë në shkolla prej skamjes

Janë 50 familje Rome që jetojnë të bashkuara në periferi të qytetit që prej viteve ’90 dhe skamja i ka detyruar të mos i arsimojnë fëmijët e tyre. Rreth 100 fëmijë të këtij komuniteti, nga mosha 7-17 vjeç janë analfabetë, vetëm disa prej tyre kanë bërë vetëm një ose dy klasë shkollë dhe më pas e kanë lënë arsimin 9-vjeçar.
Banorët e komunitetit rom shprehen se familjet e tyre kanë shumë pak të ardhura dhe për këtë arsye e kanë të pamundur t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.
Një tjetër arsye sipas tyre është edhe largësia e shkollave ekzistuese në zonën e ish/pjeshkores dhe ata kanë frikë për fëmijët pasi duhet të kalojnë rrugën vetëm
Edhe vetë fëmijët e këtij komuniteti shprehen se nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë lekë dhe se shkollat janë shumë larg dhe pse shprehin dëshirën e madhe për të arsimuar.
Të pyetur në lidhje me këtë fenomen, drejtues të DAR Berat shprehen se shumë fëmijë Rom e Egjiptian ndjekin rregullisht arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm por ky komunitet nuk i ka regjistruar fëmijët në shkolla. Ata pohojnë se edhe pse janë zbatuar disa projekte mbështetëse arsimore për këtë komunitet, romët e ish/pjeshkores nuk kanë dashur të përfshihen.
Sipas statistikave vetëm 12 nga 117 fëmijë rom të moshave 6-17 vjeç ndjekin arsimin 9-vjeçar, ndërkohë që asnjë fëmijë nga 0-6 vjeç nga kjo lagje nuk shkon në kopshte apo çerdhe.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




