Pacientët me Angioedemë vuajnë kufizimin e ilacit: Mungesa e diagnostikimit po sjell fatalitete

Sociale | 4 vite më parë

Një sëmundje e rrallë si Angiodema po rrezikon jetët e pacientëve në vendin tonë për shkak të mungesës së diagnostikimit në kohë dhe kufizimit të medikamentit jetëshpëtues në QSUT.

Të grupuar ligjërisht përballë institucioneve qeveritare ata shprehen të indinjuar për dy jetët e humbura gjatë këtij viti në radhët e pacientëve me këtë sëmundje për shkak të mungesës së diagnostikimit në kohë.

Silvana Bastri paciente me këtë diagnozë, thotë se kjo sëmundje nuk ka shërim por vetëm trajtohet me medikamente jetëshpëtuese të cilat në Shqipëri tenderohen në gjysmën e sasisë në raport me numrin e pacientëve të regjistruar .

Sipas pacientëve kjo sëmundje mbetet e pagjurmuar në rrethe, ndërsa ekziston edhe një mungesë e theksuar njohurish në radhët e mjekëve për të referuar rastet.

Angioedema është e trashëgueshme ndër breza dhe shfaqet në forma të ndryshme e në mosha të ndryshme. Më problematike është Angiodema ne sistemin e frymëmarrjes e cila sjell vdekje të menjëhershme nëse nuk merr medikamentin jetëshpëtues në kohë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme