Dita Ndërkombëtare për Informim/ Dervishi: Të rinjtë të ushtrojnë presion pozitiv ndaj institucioneve publike

Sociale | 4 vite më parë

Në ditën Ndërkombëtare të të  Drejtës për Informim maturantë të 5 gjimnazeve të Tiranës u bënë pjese e një takimi ndërgjegjësues sa i përket mundësisë që kanë për të ushtruar këtë të drejtë.

Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi i njohur me historikun e të drejtës së Informimit në Shqipëri, si dhe u dha këshilla praktike se si mund të marrin informacionet që u nevojiten nga institucionet publike.

Vitin e ardhshëm këta të rinj do të nisin arsimin e lartë dhe mund t’ju duhet të marrin informacion nga universitetet, çka mund ta bëjnë në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit.

Ky aktivitet synon të ndërgjegjësoj brezin e te ri për kultivimin dhe forcimin e kulturës së ushtrimit të të drejtave dhe lirive themelore.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme