Pogradec/ Fshati Leshnicë pa kopësht, fëmijët zhvillojnë mësimin tek shkolla e fshatit

Sociale | 4 vite më parë

Në mungesë të kopshtit, është gjetur një zgjidhje alternative, duke iu siguruar fëmijëve, ambiente tek shkolla “Hamdi Alinj” e këtij fshati. Janë 3 grupe me mesatarisht nga 14 fëmijë, të cilët mësojnë në kopësht.

Për njërën prej edukatoreve të kopshtit, Arjana Spirollari, zhvillimi i mësimit në këtë ambient u ka sjellë vështirësi, pasi sipas saj nevojitet më tepër bazë materiale, kanë vështirësi në zhvillimin e lojrave pasi nuk ka ambient të përshtatshëm në oborrin e shkollës dhe më kryesorja është përdorimi i tualeteve të përbashkëta më nxënësit e shkollës.

Nga ana tjetër, Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Pogradec Sotiraq Mangëri, thotë se kjo zgjidhje ka qenë optimalja për këta nxënës ndërsa u është siguruar baza materiale e nevojshme. Mangëri shton më tej se nga ana e Bashkisë Pogradec është parashikuar që të kryhet edhe rikonstruksioni i godinës së kopshtit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme