Kurban Bajrami kremtohet në qytetet shqiptare

Shkodër
Në Shkodër ceremonia e faljes se Kurban Bajramit u mbajt në çdo xhami. Ceremonia kryesore u mbajt në xhaminë e Parrucës, me praninë e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytarit, i cili mbajti një fjalim të mbushur plot mesazhe dhe këshilla të dobishme.
Pasi përgëzoi të gjithë muslimanët për festën e Kurban Bajramit imam Syrtari tha se bajramet janë kryefestat e qytetit, sidomos kur ato zhvillohen nëpër sheshe, si traditë e hershme profetike.
Kukës
Në xhamite e Kukësit u fal namazi i Kurban Bajramit në një pjesëmarrje të madhe të besimtarëve.
Imamini xhamise Fatjon Isufi tha se kjo dite e madhe duhet te sherbeje per cdo qytetar si dite e reflektimit …. Namazi i Kurban Bajramit u fal me lindjen e diellit ndersa simbolizon diten e sproves te hazretit ibrahim, e ne kete dite, besimtaret bejne kurban e shperndajne per te varferit.
Elbasan
Edhe besimtaret myslimanë elbasanas kane kremtuar festen e kurban bajramit. Myftiu i elbasanit tha gjate ceremonise se kjo feste eshte humanizem, dashuri dhe flijim ndaj njerezimit dhe vete besimtaret muslimane jane ata qe edhe sot vijne e i falin njeri-tjetrit me shume dashuri e respekt.
Fieri
Mijra Besimtarët myslimanë fierake kane festuar Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhamine e qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai percolli mesazhin per me shume paqe dhe respekt ndaj njeri tjterit e sidomos per me shume besim duke konsideruar njeriun si pasurine me te madhe te krijuar nga zoti.
Vlore
Besimtarët muslimanë në Vlorë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin para xhamisë së plumbit. Myftiu i vlores përcolli mesazhin e solidaritetit me njerëzit në nevojë, teksa ka uruar besimtarët e shumtë që u bënë pjesë e riteve të faljes.
Sipas rregullave myslimane ne Kurban Bajram mishi nga kafsha e flijuar ndahet ne tre pjese. Familja mban nje pjese ndersa pjesa tjeter u ndahet miqve, shokeve e fqinjeve ndersa pjesa e mbetur u ndahet familjeve te varfera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




