Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Deri tani kanë marrë shërbim më shumë se 7 mijë pushues
Sociale | 5 vite më parë

Më shumë se 7 mijë pushues janë shërbyer deri tani në qendrat shëndetësore verore. Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se 29 qendra verore janë të hapura 24 orë çdo ditë, nga Thethi në Ksamil, për një sezon turistik të sigurt e të shëndetshëm.

Sipas saj, janë 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjitha qendrat verore. Në çdo qendër shëndetësore ofrohet edhe test i shpejtë COVID-19. Prej 15 qershorit në zonat turistike janë hapur 29 qendra shëndetësore.

Përveç këtyre qendrave edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




