Gjirokastra, pol tërheqës për turistët

Sociale | 5 vite më parë

16 mijë persona kanë vizituar qytetin e Gjirokastrës në gjysmën e parë të vitit 2021. Por pritshmërite janë për shifrat para pandemisë. Muaji qershor ka patur më shumë lëvizje, ndërsa edhe më shumë vizitorë presin të kenë gjatë korrikut dhe gushtit:

Lehtësimi i masave anticovid, shtojnë pritshëmritë për turistët e huaj. Nuk mungojnë, por akoma nuk kanë nisur grupet e organizuara.

“Ne jemi Ukrainas. Vijmë në Shqipëri nga Greqia. Po bëjmë 5 ditë në Shqipëri. Ishim disa ditë në Sarandë dhe tani erdhëm në Gjirokastër. Këtu po na pëlqen shumë. Ndoshta një ditë do të rikthehemi, pasi na pëlqejnë shumë plazhet këtu dhe njerzit që janë shumë të mirë. Edhe pamja dhe kalaja e qytetit janë shumë të bukura”

“Jam amerikane , po vizitoj Shqipërinë nga veriu, Shkodra, Valbona, Thethi. Ajo qëna pëlqen shumë në Shqipëri janë njerzit. Janë shumë të sjellshëm, shumë të gjindshëm dhe shumë miqesorë. Na pëlqen shumë Gjirokastra , tani jemi nisur për në kala me gjithë shoqeruesen tonë. Pas Gjirokastrës do të shkojmë në Përmet”. 

“Unë vij nga Gjermania së bashku me bashkëshorten . Eshtë dita jonë e parë këtu. Na pëlqen shumë vendi juaj. Është i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë të mirë.” 
Turistët e huaj që vizitojnë Gjirokastrën gjithmonë mahniten me natyrën , pamjet , monumentet e kulturës dhe traditën dhe historinë e qytetit të gurtë. Muzetë e kalasë gjithnjë janë në axhendën e tyre, ndërsa çmimi i biletës, vetëm 200 lekë për të vizituar tri muze, është jashtëzakonisht modest:

Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë, 35 mijë persona, kryesisht vendas vizituan qytetin e gurtë. Ndërsa për të tërhequr sa më shumë këtë vit bashkia e këtij qyteti, por edhe sipërmarrësit po organizojnë aktivitete të shumta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme