Mjekët sërish në protestë: Të gjithë të frikësuar nga situata, terror për bluzat e bardha!

Për të dytën ditë radhazi mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë po protestojnë për arrestimin e dy kolegëve të tyre të cilëve ju ishin ofruar shuma parash për kryerje opracioni. Mjekët kërkojnë që mos trajtohen si kriminelë, por të hetohen në gjendje të lirë.
Sipas tyre zgjidhje për të gjitha rastet e evidentuara të korrupsionit në vend nuk është burgosja, por duhet të ketë një reformë rrënjësore.
“Ne jemi në përkrahje të dy mjekëve që po mbahen në arrest me burg. Ne e konsiderojmë këtë veprim të drejtësisë të pajustifikuar. Marrja e tyre në arrest me burg është bërë në dyshimin që drejtësia ka në bërjen e një vepre korruptive. Kjo është e pabazuar në prova. Deri në momentin kur drejtësia të vërtetojë provat këta njerëz nuk ka pse të qëndrojnë në burg” tha mjeku Gent Stroni.
“Ne u mblodhëm për të njëjtin fakt sepse solidarizohemi me mjekët të cilët po mbahen në mënyrë abuzove në burg. Imagjinoni se çfarë terrori po shkaktohet tek mjekët të cilët pretendojnë të bëjnë punën e tyre sa më korrekte. Të gjithë janë të frikësuar sepse pas operacionit duhet t’i shpjegojnë se çfarë ka ndodhur në operacion dhe tani kjo duhet mos ndodhë” tha mjeku Stroni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




