Përkujtohet figura e Baba Aliu, misionar i përhapjes së paqes dhe frymës së pajtimit si dhe dashurisë për jetën

Besimtarët bektashi të zonës së Bubësit në Bashkinë e Këlcyrës, përkujtuan sëbashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit Baba Aliun një prej përfaqësuesve më të ndritur të këtij bësimi në këto anë. E vendosur jo rastësisht në këtë lartësi nga ku duket qartësisht maja e malit të Tomorit dhe Tyrbja e famshme e Abaz Aliut, teqeja e Bubësit hapi dyert për shumë besimtarë që kishin ardhur të kujtonin sëbashku klerikun i cili shërbeu më devocion dhe sakrificë edhe në ditët e vështira që kanë kapërcyer ata edhe në kohët e ndalimit të fesë në Shqipëri.
Kryegjyshi Botëror Bektashi Haxhi Deda Baba Edmond Brahimaj tha se Baba Aliu ishte një misionar i përhapjes së paqes dhe frymës së pajtimit si dhe dashurisë për jetën dhe komunitetin.
Besimtarë të shumtë që kishin ardhur në këtë festë të fshatit Bubës thonë se ata e mbajnë mend mirë sakrificën, punën dhe aktivitetin e pakursyer fetar dhe kombëtar të Baba Aliut, i cili sakrifikoi gjithçka për këtë teqe dhe për të mirën e njerëzve në nevojë.
Bubësi dhe fshatrat të cilët kufizohen me bashkitë e Përmetit, Skraparit dhe Policanit kanë një traditë të lidhur ngushtësisht me tyrbet dhe teqetë dhe podhuajse në të gjithë përbërjen e tyre banorët që jetojnë këtu i përkasin besimit bektashian. Edhe tyrbja e Baba Aliut në Bubës gjatë revolucionit kulturor të vitit 1968 nuk i shpëtoi babëzisë kolektive të rrënimit, por falë besimit të banorëve dhe përkushtimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ajo sot është lartësuar sërish duke përfaqësuar tempullin e besimit dhe qetësisë shpirtërore dhe një strehë të ngrohtë për të gjithë njerëzit që e vizitojnë dhe hyjnë aty.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




