Unioni Turistik Shqiptar kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Lehtësoni masat anti-covid

Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese.
Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale.
“Jemi te mendimit se në kushtet aktuale duhet rishkuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht tu krijohen kushtet për argëtim turisteve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit të turistëve që do vijnë në Shqipëri, gjë e cila do kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonominë tonë.”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




