Pranvera shton alergjitë

Sociale | 5 vite më parë

Ardhja e stinës së pranverës ka shtuar ndjeshëm problemet shëndetësore tek personat e sëmurë kronikë me alergji. Por qarkullimi i virusit COVID-19 apo mutacioneve të tij i ka vendosur jo pak herë në panik këta pacientë të cilët druhen se mos janë infektuar nga ky virus. Por cilat janë simptomat që bëjnë dallimin mes një episodi alergjik apo sëmundjes që shkakton virusi COVID-19 apo edhe një viroze të thjeshtë.
Mjeku alergolog Mehmet Hoxha thotë se kjo periudhë , sidomos muajt maj e qershor për personat alergjikë është më e vështira për shkak të irritimeve që pësojnë nga ngritja e poleneve të luleve në ajër .
Mjeku alergolog këshillon që personat alergjikë të vaksinohen ndaj COVID-19 por për llojin e vaksinës duhet të konsultohen me mjekun e familjes dhe të mbahet në vëzhgim nga ai për 48 orët në vijim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme