Pandemia ndikon në uljen e të punësuarve pranë AKPA Gjirokastër.

Drejtoria rajonale e Agjensise Kombëtare të PunËsimit dhe aftësive pergjatë tremujorit të fundit kanë punësuar 109 persona , pjesa dërrmuese sipas të dhënave në bizneset fasoneri e ato private. Sipas burimeve nga ky institucion pandemia e cila vijon ende në vendin tonë pati një ndikim të lartë sa I përket uljes së numrit të punësimit duke rritur ndjeshem efektet e papunësise në rang qarku . Aktualisht në drejtorinë rajonale janë reth 155 vende vakante për punëkërkuesit ndërsa me ardhjen e sezonit turistik synimi dhe bashkëpunimi është kryesisht me sektorin e hoteleri turizëm , ku kërkesat janë edhe më të larta. . Marseda Xarba drejtuese e ARPA Gjirokastër shpjegon itenerarin mbi punësim gjatë kësaj periudhe,
-Jemi ende në një fazë të vështirë sa I përket punësimit , krahasuar me dy vite më parë , shifrat tregojnë ulje në gati 40% të të punësuarve . Pandemia vazhdon të sjellë pasojat e veta si për tregun e biznesit ashtu edhe në rritjen e të papunëve . Në këtë trë mujor kemi bërë të mundur të punësojme 109 persona .Interesi më I lartë që karakterzion qarkun e Gjirokastrës janë akomodimi në fasoneri , e më pak në ndërtim .Tashmë me ardhjen e sezonit turistik gjërat kanë filluar të lëvizin disi edhe pse është herët por ky sektor ka nisur përgatitjet në terren çka përkon edhe me rritjen e bashkëpunimit me drejtorinë AKPA Gjirokastër. Si vende vakante vijojmë të kemi 155 të tilla teksa pjesa dërrmuese janë të rinj me shpresën që punësimi të jetë pikërisht në hoteleri – turizëm. “
Nderkaq per kete vit pritet qe kjo agjensi rajonale te cele edhe programet e reja te nxitjes se punesimit te cilat jane te perqendruara kryesisht ne mbeshtetje te te rinjve . Ne punesimin aktual pjesen dermuese e zene femrat kjo edhe per faktin se kerkesat me te larta ne rajonin jugor mbeten bizneset fasoneri .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




