Gjirokastër, Bashkia rehabiliton rrugët e dëmtuara

Ndërhyrja e Bashkisë së Gjirokastrës për shtrimin dhe sistemimin e rrugëve të dëmtuara, gjatë punimeve të ujësjellësit të ri po lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Në përgjigje të shqetësimit të banorëve strukturat e saj kanë punuar për rehabilitimin e rrugëve të brendshme, në lagjet Dunavat dhe Manalat. Banorët vlerësojnë punën e bërë aq më tepër që dëmtimi i rrugëve gjatë punimeve ka qënë shqetësim për lëvizjen e tyre .
“Rehabilitimi i rrugës është diçka shumë e mirë , pasi gjatë gjithë dimrit kishim probleme me qarkullimin. Sa binte shi rruga mbushej me baltë dhe ujra që vinin nga pjesa e lartme e lagjes. Makinat na dëmtoheshin për shkak të gropave që ishin bërë “ thotë një banor.
“ Fillimi i punimeve për rehabilitimin e rrugëve të brendshme duhej bërë, sepsë ne si banorë na krijonte shumë shqetësime. Aq më tepër tani që fillon edhe sezoni turistik do krijonte pengesa edhe për turistët. Shpresojmë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë “ shton një tjetër.
Punimet për sistemimin e rrugëve të dëmtuara do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit të Gjirokastrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




