Qytetarët : I nevojshëm sensibilizimi për një mjedis të pastër!

Sociale | 6 vite më parë

Krahas punës së bërë nga bashkia për pastrimin dhe sistemimin e mbetjeve urbane , i nevojshëm është edhe sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen e mjedisit . Ndërsa vazhdimishtë strukturat e bashkisë ndërhynë për pastrimin e përrenjve në qytet, sërisht një pjesë e banorëve i depozitojnë ato në shtretrit e tyre , duke shkaktuar ndotjen e mjedisit .Vet qytetarët apelojnë që mbeturinat duhet të depozitohen në vendet e caktuara.

“Njerzit duhet të mësojnë ti hedhin mbeturinat në vendet e duhura , është problem pasi sa herë pastrohen persona të papërgjegjshëm I hedhin përsëri në përrua .Të merren masa, ata që i hedhin të gjobiten “ .

“është turp që në 2021 të vazhdojnë të hedhin mbeturinat në rrugë, e përren . Gjirokastra është qytet turistik me keto papërgjegjshmëri lëm një imazh jo të mirë , si tek vizitorët vendas ashtu edhe tek të huajt . Të merren masa dhe të gjobiten personat që hedhin mbeturinat në vende të pacaktuara “ .

Ndërgjegjësimi i banorëve në lidhje me këtë problematikë do të ishte i nevojshëm , jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit por edhe një krijimi të imazhit pozitiv të qytetit në nisje të sezonit turistik pranverorë .

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme