Transporti publik në Tiranë, qytetarët ankohen për fluks në autobuse

Sociale | 6 vite më parë

Pavarësisht thirrjeve për distancim social, autobusët në Tiranë vijojnë të jenë të tejmbushur, sidomos gjatë orëve të pikut. Udhëtarët thonë se janë të detyruar t’i përdorin për shkak të distancave të gjata që përshkuajnë, por ankohen se frekuenca e mbërritjes së tyre në stacion është gjithmonë e më e gjatë dhe  për pasojë edhe fluksi i udhëtarëve është më i madh.
Kryetari i Shoqatës së Transportit qytetas, Rixhin Qoshja thotë se gjendja, ku ndodhet transporti publik në Tiranë, është pasojë e pandemisë dhe ndërhyrjeve në disa akse kryesore të qytetit. 
Sipas kreut të shoqatës së transportit qytetas, situata mund të zgjidhej vetëm nëse shteti do të mbështeste financiarisht kompanitë e transportit publik. Ai shtoi se shoqata  ka kërkuar komitetit të ekspertëve të përfshijë stafin e transportit public në kategoritë që duhet të vaksinohen sa më parë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme