Memaliaj, dyndje kërkesash të familjeve për tu trajtuar me ndihmë ekonomike.

Qyteti I Memaliaj vijon te shënoje një numër të lartë të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike . Shifrat pranë Zyrës së ndihmë sociale bëjnë me dije se aktualisht trajtohen 350 familje brenda skemës ndërsa reth 40 familje janë ato që përfitojnë ndihmë nga fondi I kushtëzuar 6 %. Specialistja pranë bashkisë Oniada Rapi bën me dije se përgjatë këtij viti me vendim të këshillit të ministrave është bërë edhe dyfishimi I ndihmës ekonomike por gjithsesi kërksat për të qënë pjesa e këtyre skemave vijojnë të shënojnë rritje.
‘’ Është një situatë me të cilën po përballemi gjithnjë e më shumë , dyndja e familjeve pranë zyrave tona është shtuar shumë që prej muajit janar. Nuk mund të them që është faji I pandemisë pasi dihet që Memaliaj është një qytete me vështirësi të larta ekonomike. Ne trajtojme çdo muaj rreth 400 familje të përfshira në të dy sistemet atë të ndihmës ekonomike dhe fondin e akorduar 6 % për familjet shtesë.Kërkesat janë të larta dhe këtu përfshihen edhe ato familje të cilat janë kthyer nga emigrimi që duan të përfshihen në ndihma ekonomike por një pjesë e mirëfilltë e tyrë po penalizohen për shkak të sistemit , sidomos për ata të cilët vijojnë të kenë automjete të rregjistruara. “
Qytetin I Memaliaj mbetet me ekonominë më te ulët në rang qarku kjo si pasojë e papunësisë së lartë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



