Universiteti “Eqrem Çabej”aplikon korrigjimin automatik, për provimet online, përmes projektit “CleanScore”

Projekti “CleanScore” ka gjetur zbatim edhe në Universitetin “Eqrem Çabej”. Si asnjëherë më parë provimet online korrigjohen automatikisht me programe të specifikuara. Kjo mënyrë e re vlerësimi shmang favorizimet dhe keqinterpretimet e përgjigjeve të dhëna nga studenti, i cili informohet në kohë reale për rezultatin.
“ Korrigjimi për provimet online zhvillohet në bazë të nje rregulloreje paraprake e miratuar nga Senati Akademik. Vlerësimi i provimit online kryhet nga sistemi në kohë reale. Pedagogu nuk ka asnjë lloj mundësie për të ndryshuar përgjigjen që jep studenti online. Studenti informohet menjëherë për rezultatin e provimeve. Megjithatë, duke qënë se është një eksperiencë e re ka pasur edhe probleme. Janë shënuar raste kur studenti ka marrë pjesë në provim, por nuk ka arritur të marrë rezultatin, pasi nuk kanë kryer procesin përfundimtar duke klikuar “submit” për t’u rezervuar të dhënat. Në këtë mënyrë i gjithë procesi i provimit zerohet. Dhe për këtë kontigjent studentësh, nga ana jonë është marrë vendimi që ta përsëritin në një fazë të dytë në auditorë. Korrigjimi i provimeve është një platformë e caktuar nënvariant i platformës “office 365”. Stafi i pedagogëve iu nënshtrua një trajnimi. Është platformë më e thjeshtë dhe më e kapshme nga ana e pedagogëve e cila iu transmetua nëpërmjet klasave online gjithë studentëve.”- thotë Jaho Canaj, zëvendësrektor i Universitetit të Gjirokastrës.
Për specifikat që ka universiteti, pjesa dërrmuese e provimeve zhvillohet në auditorë, tjetra online, 20-30%. Burime nga rektorati bëjnë të ditur se deri tani këto provime përgjithësisht janë zhvilluar në mënyrë të suksesshsme. Ka pasur edhe probleme sidomos në pjesmarrjen e studentëve online, të cilët nuk kanë mundur të hyjnë dot. Per ta, është hartuar një grafik shtesë provimesh që do të zhvillohen në auditorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




