Gjirokastër, Bashkia ndërhyn në akset e lagjieve Zinxhira dhe Manaj. Banorët: Punimet lehtësi për ne!

Bashkia Gjirokastër gjatë këtyre ditëve ka ndërhyrë në infrastrukturën e lagjieve të brendshme të qytetit.Raste konkrete janë në lagjiet Zinxhira dhe Manaj ,segmentet e të cilave kanë patur mbi 30 vjet ku nuk është ndërhyrë si kurrë më pare.Këto rrugë me gjatësi nga 300 metra se cila kishin krijuar përgjatë këtyre viteve problematika për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve krysisht në periudhat e reshjeve me intensitet të lartë.Këto rehabilitime nga ana e bashkisë Gjirokastër nuk kanë mbetur pa vlerësimin e banorëve të lagjieve në fjalë.Të pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra kanë pohuar se këto punime i sjellin dobi komunitetit dhe i konsiderojnë pozitive.
“Këto rrugë kanë problem këtu e 30 vjet sidomos kur ka patur kohë me shi.Qytetarët bëheshin me baltë dhe lluc.Problem të madh kanë patur dhe makinat të cilat kanë rrezikuar mjaft.Këto ditë grupet e bashkisë të cilat i falenderojmë i kanë marrë në konsideratë kërkesat tona dhe kanë ndërhyrë menjëherë.Shpresojmë dhe në të ardhmen që bashkia e qytetit të vazhdojë punët me kë7to ritme pasi janë në dobi të komunitetit.”
Ndërhyrjet në fjalë kanë zgjidhur problematikat e mbartura ndër vite duke krijuar lehtësi për familjet e këtyre zonave të cilat nuk janë të paktë në numër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




