Përmet , interes i lartë për ndjekjen e kurseve profesionale

Për vitin 2021 në qytetin e Përmetit është rritur ndjeshëm interesi i të rinjve për ndjekjen e kurseve profesionale. Gjatë këtij 3 mujori pranë qëndrës së formimit profesional janë regjistruar rreth 40 persona të cilët vijojnë të vazhdojnë kurset si guzhinë, elektricist ,mekanik dhe parukeri. Anxhela Thanasica specialiste e shërbimeve në zyrën vendore të punësimit Përmet, i bën thirrje të gjithë të rinjve dhe personave që dëshirojnë të kënë një profesion të regjistrohen për ti ndjekur këto kurse, për të qënë më të përgatitur për tregun e punës .
Sipas Anxhela Thanasices po bashkëpunohet me bizneset tradicionale për trajnimin në këto lloj zanatesh të personave të papunë, dhe më pas punësimin e tyre.
Kurset profesionale që zhvillohen nga kjo qëndër vazhdojnë të ndiqen me interes nga punëkëkrues të ndryshëm kryesisht moshat e reja, ndërsa ju vijnë në ndihmë për gjetjen e një vendi pune. Ndërsa pjesa më e madhe e të çertifikuarve në këto kurse kanë aritur të punësohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




