Shtohen sipërfaqet e mbjella në njësinë administrative Lukovë

Në njësinë administrative Lukovë e cila përbëhet nga 9 fshatra pas përfundimit të sezonit turistik, çdo vit e më shumë banorët e zonave rurale po i drejtohen sektorit të bujqësisë për të fituar të ardhura ekonomike për familjet e tyre. Sipas administratorit të kësaj njësie Andrea Boci janë të shumtë ata që po përfitojnë edhe mbështetje nga ministria e bujqësisë nëpërmjet subvensioneve.
“Nëpër fshatra mbas sezonit turistik banorët më shumë investojnë në bujqësi dhe blegtori. Kohët e fundit njerëzit, janë kthyer tek bujqësia, më shumë tek pjesa e ullirit dhe agrumeve. Në çdo fshat ka interes të madh pasi po mbillen fidanë të rinj. Nuk ka patur ndonjë investim të madh me parcela të mëdha që të përfitojnë edhe nga shteti por kjo është një inicitiavë që po ndërmerret. Për zonën tonë veç sektorit të turizmit, kemi edhe pjesën e blegtorisë. Shikojmë që dita-ditës fermerët po nxjerin nipte dhe po përfitojnë nga ministria e bujqësisë dhe falë ullinjve, janë hapur edhe fabrika pasi ulliri i zonës është ulliri më i mirë edhe për vaj edhe për kokërr”, shprehet administratori Andrea Boci.
Shtimi i sipërfaqëve me ullinj në këto zona rurale, ka sjellë si pasojë edhe hapjen e fabrikave për përpunimin e tyre ndërsa interesi më i madh, është shfaqur edhe për zhvillimin e frut-kulturave të ndryshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




