Gjirokastër/Palokastra,fshati që i mungon rinia

Fshati Palokastër,njësia administrative Cepo i vendosur 5 kilometra nga autostrada Gjirokastër-Tepelenë është një zone rurale e cila ka aktualisht 40 familje nga 100 që ishin më përpara.Banorët e këtij fshati merren me bujqësi dhe kjo periudhë përkon me mbjelljen dhe punimin e kopshteve të tyre.Shumica e banorëve janë pensionistë dhe vuan mungesën e të rinjve ku pjesa më e madhe e tyre kanë emigruar për një jetesë më të mire.Lidhur me pandeminë ata shprehen se e përballojnë me mundësitë e tyre.
“Ne merremi me bujqësi pasi është dhe koha që merremi me bahçetë tona,i punojmë dhe i mbjellim.Kemi mbetur vetëm pensionistë.Jetesën e përballojmë me mundësitë që kemi.Në fshat kanë mbetur pak të rinj,shumica e tyre kanë ikur drejt emigrimit si:Greqi,Gjermani e gjetkë për një jetesë më të mirë.Dhe ne fëmijët i kemi jashtë dhe tani me përhapjen e pandemisë Covid-19 që po mbyll dhe vitin s po vijnë”
Lehtësi për këtë fshat siç janë shprehur banorët kanë qënë investimet e kryera aty si rehabilitimi i rrugës kryesore anës lumit të Kardhiqit dhe rikonstruksioni I ambulances,probleme këto të mabrtura prej shumë vitesh.Këta të fundit pohojnë se ka akoma nevojë për përmirësime si ndriçim dhe në rrjetin e ujësjellësit
“Lidhur me kushtet në fshat,të vetmet probleme që kemi pasur janë zgjidhur tashmë si rikonstruksioni i ambulancës dhe rehabilitimi i rrugës kryesore të fshatit ka nevojë për më tepër përmirësime si ndriçim dhe te rrjeti i ujësjellësit”
Palokastra,një nga fshatrat më me tradita të Gjirokastrës po i rikthehet identiteti dhe vendi që I takon dhe këta banorë meritojnë më tepër përkushtim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




