“Turneu i Shpresës” bën bashkë mbi 10 mln njerëz, takimi online që mblodhi botën në një ekran

Sociale | 6 vite më parë

“Turneu i Shpresës” i  5-i  mbajtur në kushtet ku pandemia e COVID- 19  ka kufizuar thuajse gjithçka, kishte në fokusin e tij ndërtimin e shpresës dhe mundësitë për të kthyer jetën nga Pandemia te Paqja. Edhe ky tubim u zhvillua online dhe u ndoq nga miliona njerëz anë e kënd botës. 
Me sfida globale si COVID-19, varfëria dhe pabarazia, diskriminimet raciale, siguria ndërkombëtare dhe rënia ekonomike globale, kanë qenë shqetësimet që kanë bërë bashkë familjet, komunitetet dhe botën tonë, për të marrë pjesë në turneun e shpresës. 
 “ Turneu i Shpresës” është thirrur nga Federata e Paqes Universale dhe bashkëthemeluesja e saj, Dr, Hak Xha Han Mun. Tubimi i Shpresës është frymëzues, i zbatueshëm dhe i bazuar te besimi. Në panel, për të folur për mundësitë e ringritjes së shpresës dhe ekonomisë morën pjesë liderë botërorë si Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari; Presidenti i Kepit të Gjelbër, Horge Karlos Fonseka; Kryeministri i Guajanës Mark Phillips; Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara David Beasley; Peshkopi i Kishës Qyteti i Strehës, Noel Jones; Presidenti i Afrikës së Jugut F. Ë. de Klerk (1989-1994); Zv/Presidenti i Indisë, Mohammad Hamid Ansari (2007-2017); Bashkë-zhvilluesja e Vaksinave të Oxfordit dr. Sarah Gilbert; dhe Presidenti i Timorit Lindor, Xanana Gusmão (2002-2007).
Në të gjitha fjalimet, theksi u vendos tek shpresa dhe forca e individëve, familjeve dhe kombeve për të qenë bashkë dhe për të kapërcyer çdo sfidë. Madje sipas shkrimeve të shenjta, paqebërësit janë të bekuar. 
Liderë botërorë dhe qytetarë të thjeshtë kanë rënë në emërues të përbashkët se paqja fillon nga vetja dhe nga besimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme