Transmetimet live në Instagram akomodojnë deri në 4 persona

Sociale | 6 vite më parë

Instagram do të zgjerojë transmetimet Live për të akomoduar më shumë se dy persona, në një transmetim të vetëm. Platforma lançoi “Live Rooms”, ku mund të dalin live së bashku, deri në katër persona.

Gjatë pandemisë, përdoruesit e kanë përdorur “Instagram Live” më shumë se kurrë më parë. Vitin e kaluar platforma i ka bërë transmetimet live të shikueshme nga kompjuteri, ndërsa përdoruesit mund ti ruanin ato në IGTV, për ti bërë të disponueshëm për më shumë se 24 orë. Në Tetor’ media sociale e çoi kohëzgjatjen maksimale, deri në 4 orë për një transmetim live, nga 1 orë që ka qenë më parë. Duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve, një transmetim live në Instagram, po ju jep një mundësi krijuesve të arrijnë audienca gjithmone e më të gjera. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme