Gjirokastër,shtohen rastet me covid-19 , qytetarët më shumë ndërgjegjësim

Për shkak të mosrespektimit të masave anticovid, ditët e fundit në Gjirokastër ka patur shtim të numrit të rasteve pozitivë me covid-19.Mosndërgjegjësimi i qytetarëve dhe nenglizhenca e masave mbrojtëse, duket se janë shkaku kryesor i përhapjes së virusit.Nga një vëzhgim i bërë ditën e sotme në qytet, vërehet se janë të shumtë qytetarët që nuk përdorin maskat e as mbajnë distancë me njëri-tjetrin. Banorët thonë se duhet të merren më shumë masa kundrejt atyre që nuk respektojnë rregullat dhe se duhet që të gjithë, të tregohen të përgjegjshëm përsa i përket kësaj situate.
“ Shumë banorë nuk i mbajnë maskat. Të shtohen gjobat që të ndërgjegjësohen! Tani që ka shtim të numrit të rasteve, duhet të kemi më shumë kujdes” shprehet një qytetare.
“Në rrugë më shumë s’mbajnë maska as distancën s’e ruajnë. Nëpër supermarkete është më shumë problem. Të rinjtë nuk para i respektojnë masat. Dalin edhe nëpër lokale dhe kjo ndikon shumë “ , shprehet një banor.
Në Gjirokastër gjatë javës që lamë pas, policia ka vendosur rreth 25 masa administrative për shkelësit e protokolleve të sigurisë. Masat kanë qenë kryesisht për mosmbajtien e maskes ndërsa përsa i perket orarëve, qytetarët tregohen më të ndërgjegjshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



