Gjirokastër/Segmenti rrugor Gjat-Erind i amortizuar prej 30 vitesh

Fshati Gjat,në njësinë administrative Lunxhëri i vendosur 12 km nga qyteti i Gjirokastrës prej vitesh vuante nga infrastuktura rrugore.Gjatë vitit të kaluar janë bërë ndërhyrje nga ana e Bashkise Gjirokastër në rrugët e brendshme të kësaj zone rurale gjë qe ka lehtësuar banorët.Keshtu kanë pohuar ata të fundit për RTSH GJIROKASTRA duke cituar se ishte investimi i parë pas shumë vitesh në këtë fshat,por nuk janë ndalur aty.Banorët janë shprehur lidhur me segmentin me një gjatesi prej 1 km i cili lidh Gjatin me fshatin fqinj Erindin.Ky aks rural prej vitesh është i amortizuar dhe gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë pëson shkarje masive të dheut duke rrezikuar dhe jetën dhe shpresojnë per nderhyrje emergjente mbi këtë segment rrugor.
“Ka mbi 35 vjet që nuk është vënë dorë mbi xhaden e fshatit.Në vitin 2019 i kemi bërë kërkesë bashkisë dhe erdhë,hodhën beton në rrugët brenda fshatit.Rruga që lidh me Erindin gjithmonë pëson shkarje kjo ka ndodhur shumë herë dhe vinte komuna për të ndërhyrë mbi të.Përpara se të ndërhyhej ka qënë gjendja skandaloze”
Kjo zonë rurale me rreth 25 familje e përjeton këtë fenomen prej vitesh por pavarësisht kësaj infrastruktura është prioritet për organet përkatëse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



