Dhimitër Dhima gurskalitësi 68 vjeçar nga fshati Klishar

Sociale | 6 vite më parë

Dhimitër Dhima është gurskalitësi 68 vjeçar nga fshati Klishar i bashkisë Dropull i cili që në moshën 16 vjeçare kishte pasion të punonte me gurin.Edhe kur u largua në mërgim ai vazhdonte ta ushtronte këtë zanat duke bërë punime të ndryshëm nëpër banesa si edhe nëpër objekte kulti fetar siç janë kishat në shtetin grek .Tani që gurskalitësi i vjetër është kthyer në vendlindje , bën punime guri në banesat e zonës.Dhima thotë se gurskalitja është zanat i bukur duke na treguar se proçeset që ai ndjek nuk janë të vështirw .

Edhe pse ruan traditën e gurskalitjes  Dhima thotë se të rinjtë po e lënë në harresë këtë zanat pasi preferojnë punë më të lehta që nuk kërkojnë mundim .

Thirrja që u bënë të rinjve është që zanatet e vjetër të mos lihen në harresë për tu vazhduar historia


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme