Të hënën hapen çerdhet dhe kopshtet

Kopshtet dhe çerdhet do të hapin dyert për vogëlushët nga e hëna. Prindërit që do të shoqërojnë fëmijët u duhet të respektojnë orarin e përcaktuar nga institucioni, si dhe distancën prej 1.5 metra. Ndërsa fëmijëve do tu matet temperatura dhe do tu dezinfektohen duart para se ata të hyjnë në ambjetet e kopshtit.
Puna nga stafi i edukatoreve për të bërë gati ambjentet e institucioneve parashkollore ka nisur prej disa ditësh. Jashtë kopshtëve por edhe brenda tyre janë të afishuar postera të ndryshëm, ku u mësojnë fëmijëve se si duhet të sillemi me bashkëmoshatarët brenda këtyre ambjenteve gjatë kësaj periudhe. Regullorja e cila është shpërndarë në të gjitha kopshtet dhe çerdhet sqaron masat që duhet të marrin këto institucione për të mbrojtur fëmijët nga koronavirusi që ende vijon të jetë aktiv.S ipas këtij protokolli ambjentet e këtyre institucioneve duhet të shfrytëzohen maksimalisht, fëmijët duhet të qëndrojnë në grupe të vogla dhe nuk duhet të përzihen me grupet e fëmijëve të tjerë
Nqs fëmija shfaq temperaturë do të njoftohet prindi për të marrë fëmijën nga ambjentet e kopshtit.Të gjithë prindërit kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe gjithashtu kanë konfirmuar në rrugë elektronike tek edukatorja këtë rregullore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




