West Ham nuk e harron Brojën, synon të blejë kartonin e sulmuesit

West Ham me siguri është i kënaqur të dëgjojë thashethemet për një lojtar që Chelsea mund të shesë këtë verë. “Blutë” kanë ende një organikë shumë të madhe, veçanërisht kur merren parasysh individët e huazuar. Me sa duket, skuadra e Mauricio Pochettinos mund të shesë një nga të huazuarit e tyre në sesionin e ardhshëm të merkatos.
“Football.London” pretendon se Armando Broja mund të largohet nga Chelsea përfundimisht këtë verë. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar te rivalët Fulham për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ku ka qenë shumë i pafat, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira në fushën e blertë. Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me Fulham dhe asnjëherë nuk e ka nisur ndeshjes si titullar.
Mësohet se “blutë” synonin ta shisnin shqiptarin në janar përpara se të sanksiononin huazimin e tij. Raporti shton se West Ham ka ‘interes afatgjatë’ për Broja, i cili rrezikon të shitet gjatë verës.
“SportsLens” raportoi këtë javë se Chelsea shpresonte të gjeneronte deri në 50 milionë paund nga shitja e Brojës. Por drejtuesit e klubit mund të kënaqen edhe me një ofertë prej rreth 25 milionë paundësh për qendërsulmuesin shqiptar.
Sulmuesi shqiptar nuk ka spikatur që nga huazimi te Fulham, por sulmuesi i shpejtë ka shumë potencial dhe duhet një skuadër që beson te ai, që të zhbllokohet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




