United “tris” West Ham-it, Chelsea mposhtet nga Wolves

Angli | 3 vite më parë

Sukses për Manchester United, i cili mposhti 3-0 Ëest Ham në Old Trafford. Miqtë tentuan menjëherë të trembin vendasit, por me kalimin e minutave, inercia kalon në anën e të kuqve të Manchester-it. Goli 1-0 mbërriti në minutën e 23-të, me veprimin e shkëlqyer të Hojlund. Miqtë nuk mundën të reagojnë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës së Ten Hag. Në fillim të pjesës së dytë United goditi sërish, në minutën e 49-të realizoi Garnacho. Pas golit të dytë të pësuar, “Çekiçët”u përpoqën të shtyjnë në kërkim të një blic për të rihapur ndeshjen, por vendasit u mbrojtën mirë dhe rrezikuan shumë pak.

Në momentin më të mirë të skuadrës së Moyes, Mançesteri mbyll ndeshjen: asistimi i  McTominay për dopietën personale të Garnachos, që vulosi 3-0 final. Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në kuotën e 38 pikëve, në vendin e gjashtë, duke kaluar West Ham, i cili ka ngecur në 36 pikë në vendin e shtatë.

Poker sensacional për Wolves në Stamford Bridge, Chelsea mposhtet 4-2. Në çerekun e parë, skuadra e Pochettino-s tentoi të shtypë kundërshtarin dhe në minutën e 19-të arriti të dalë nga bllokimi: një top nga Caicedo për diagonalen fituese të Palmerit për 1-0. Por më pas Blutë e Londrës bien në gjumë dhe Wolves përmbys gjithçka në pjesën e parë me Cunha 23’ dhe autogolin e Disasi 43’.

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, dhe pas një ore lojës ëhstë përsëri Cunha që shënon duke firmosur për 3-1. Në minutën e 82-të braziliani e merr topin në shtëpi pasi shënon të tretin personal për 4-1 nga pika e bardhë,.

Në finale ka vend edhe për 4-2 të Thiago Silvës, i cili pasi e pësoi nga ofensiva e miqve, tentoi të kthejë finalen por ishte është tepër vonë. Wolves fiton 4-2 dhe kalon Chelsean në vendin e dhjetë, duke u ngritur në 32 pikë kundrejt 31 të Bluve.

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme