Guardiola tregon kur kthehet Haaland

Angli | 3 vite më parë

Erling Haaland do të qëndrojë larg fushës së blertë deri në fund të muajit janar. Ka qenë trajneri Pep Guardiola, që në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Newcastle, ka folur për gjendjen e sulmuesit norvegjez të Manchester City, që mungon për shkak dëmtimi që nga fillimi i dhjetorit.

“Shpresoj që të jetë gati për të luajtur në fund të muajit janar. Mungesa do të jetë pak më e gjatë se çfarë kishim parashikuar në fillim. Është mirë, por mjekët kanë vendosur që ta lënë pushim edhe një javë. Ai ka një problem në kockë dhe ka nevojë për kohë”, ka thënë trajneri i City, Pep Guardiola.

 Haaland, që ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje që ka luajtur këtë sezon në kampionat, ka luajtur ndeshjen e fundit në Premier Ligë në 6 dhjetor, sfidë në të cilën kampionët në fuqi të Anglisë u mundën nga  Aston Villa.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme