Arsenal një pikë “fitoreje” në derbin me Çelsin, portierët kthehen

Barazimi 2-2 në derbin mes Çelsit dhe Arsenalit ka më shumë “shijen” e fitores për ekipin e Mikel Aretës. “Topccinjtë” e panë vetën në disavantazh të dy golave. Goli i Palmer me penalti që në minutën e 15 i dha avantazhin shpejt bluve të cilët krijuan më shumë volum loje.
Vendasit dyfishuan shifrat në startin e pjesës së dytë me një goditje-harkim të Mydrik, i cili gjeti Rajën në befasi. Skuadra e Poçetinos e mendoi të mbyllur para kohe duelin dhe lëshoi terren, duke i dhënë mundësinë Arsenalit të rikthehet në ndeshje.
Rajs shkurtoi diferencën në minutën e 77 të sfidës pasi u tregua dinak duke dërguar direkt në portë topin e futur gabim në lojë nga portieri vendas ndërsa në minutën e 84-t erdhi goli i barazimit me anë të Trosar duke siguruar të paktën një pikë për ekipin e Artetës, i cili mbetet kështu i pamposhtur në këtë kampionat me pikë të barabarta me Sitin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




