Strakosha sërish titullar në Premier Ligë

Angli | 3 vite më parë

Strakosha fiton përsëri një vend titullari në ndeshjen e radhës të Brentfordit. Konkurenti i tij për vendin e titullarit Mark Fleken u zgjua me dhimbje mëngjesin e ndeshjes me Mançester Junajtidin.

Portieri i Brentfordit, i cili u zëvendësua nga Tomas Strakosha, ka pasur shqetësime nga apendiciti. Mediat britanike kanë bërë me dije se mjekët kanë këshilluar Fleken që të mos operohet dhe për momentin po e trajtonë me antibiotikë. Për këtë motiv ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë.

Ky fakt i hap rrugën Strakoshës për të pasur vazhdimësi si titullar në portën e Brentfordit, duke filluar nga ndeshja që do të luhet sot në orën 16:00 për Premier Ligën angleze kundër Bërnlejt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme