City dhe United bien, Arsenali bën “poker”

Angli | 3 vite më parë

Dita e shtatë e Premier League nuk u buzëqesh skuadrave të Mançesterit. City është mundur 2-1 në transfertë nga Wolverhampton. Fillimisht është një autogol i Ruben Dias, në tentativën e Pedro Neto, që zhbllokon sfidën. Skuadra e Guardioles kërkoi me ngulm barazimin, por 45 minutat e para gjithsesi u mbyllën pa gola për kampionët e Anglisë. Kur ecuria bëhet e vështirë, nevojitet një blic individual për ta rikthyer lojën në rrugën e duhur dhe Julian Alvarez kujdeset për të pak para një ore lojë, me një goditje dënimi që shkon në këndin e sipërm. “Ujqërit” reaguan dhe kaluan sërish në epërsi me Hee-Chan Hëang në minutën e 66-të. Rezultati 2-1 mbeti në fuqi deri në fund, fitore prestigjioze për djemtë e O’Neil, tashmë me shtatë pikë, ndërsa kampionët në fuqi mbeten të parët, por me mundësi për t’u kaluar nga Liverpool.

Ndërkohë, për skuadrën tjetër të Manchester-it, në një pjesë të parë pa mundësi deri në atë moment, golin e vetëm të takimit e shënoi Andersen, i cili mundi Onanën me një të djathtë pas 23′. Casemiro është lojtari më i rrezikshëm i Djajve të Kuq dhe i afrohet golit në minutën e 40-të. Presioni rritet nga vendasit, të cilët në fillimin e pjesës së dytë tentojnë me Bruno Fernandes dhe Hojlund, por presioni i tyre rezulton edhe një herë i pafrytshëm dhe vërteton triumfin e miqve, të cilët kalojnë kështu skuadrën e Ten Hagut edhe në renditje duke u ngritur në njëmbëdhjetë pikë, dy më shumë se vendasit.

Pas 17′ Odegaard shpik një passim për Jesus, i cili godet traversën me kokë dhe në replikë jep një asist të lehtë për Saka, i cili i kalon Topçinjtë në epërsi. Vendasit tentojnë të reagojnë, por në fund të pjesës së parë arrin edhe penalltia në favor të miqve, e shndërruar në gol në mënyrë perfekte nga Odegaard. Pjesa e dytë hapet ashtu siç u mbyll e para, pra me një penallti për Arsenalin që kësaj radhe i besohet Havertz, i cili zhbllokohet kështu me fanellën e re. Ben Ëhite përfundon festën në shtesë, duke kompletuar pokerin. Kjo e çon Arsenalin në 17 pikë në renditje, përkohësisht i dyti, një pas Cityt, ndërsa Bournemouth mbetet në tre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme