Chelsea, i ashpër me Aubameyang

Aubameyang festoi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës fitoren e Blaugranës në El Clasico me Real Madridin, duke indinjuar klubin e tij, Chelsea, i cili tani mund të marrë vendimin drastik të ndërprerjes së kontratës. Kështu beson Mundo Deportivo, e cila hipotezon edhe rikthimin e gabonezit te Barça në rast lamtumire me Blutë.
Në realitet, festa me katalanasit – përsëri sipas gazetës spanjolle – do të ishte vetëm një pretekst për Chelsea për të hequr qafe ish-sulmuesin e Arsenalit, tashmë të injoruar nga Potter, i cili gjithashtu e përjashtoi atë nga lista e Champions League në favor të Enzos Fernandez, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




