Liverpool probleme me mbrojtjen

Angli | 4 vite më parë

Alexander-Arnold “ka nevojë për konkurrencë serioze” në mbrojtjen e krahut te djathtë nëse Liverpooli dëshiron të kualifikohet vazhdimisht në Ligën e Kampionëve, pohoi legjenda e te kuqve Carragher teksa pranoi se “të gjithë e dinë se mbrojtja e tij nuk është mjaft e mire”.

Dobësitë mbrojtëse u shfaqën edhe një herë gjatë fitores 1-0 të Real Madridit në “Bernabeu”, e cila bëri që gjigantët spanjollë të triumfojnë 6-2 në total në 1/16 e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Arnold, i cili ka luajtur një rol integral në suksesin e Jurgen Klopp në “Anfield” gjatë sezoneve të fundit falë krijimtarisë së tij, ka qenë vazhdimisht i ekspozuar në mbrojtje këtë sezon, duke kontribuar në atë që ka qenë një nga dobesite për Liverpool.

Te kuqtë tani janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe rrezikojnë të humbasin kualifikimin për kompeticionin e sezonit të ardhshëm pasi janë në vendin e gjashtë në Premier League dhe gjashtë pikë larg vendit të katërt.

Duke i kërkuar Liverpool-it të nënshkruajë një mbrojtës të ri të djathtë gjatë verës, Carragher këmbënguli që Alexander-Arnold “ka nevojë për ndihmë” në kete pozicion. “Është shumë, shumë shqetësuese”, tha Carragher për CBS Sports. “Jo vetëm për Liverpool-in si ekip, por edhe për vete lojtarin. Unë mendoj se Liverpool është në pikën tani ku duhet të blejë një mbrojtës të djathtë. Është vendimi i Jurgen Klopp se sa i mirë është ai mbrojtës i djathtë, sa kushton, por ai djalë ka nevojë për konkurrencë serioze”, tha legjenda e klubit. I.Z.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme