Tottenham nuk heq dorë nga zona Champions, fundos Chelsea-n

Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea, në javën e 25-të të Premier League, u fitua nga Spurs me rezultat 2-0. Për skuadrën e Conte-s, ende i papranishëm në stol, vendimtarë ishin golat e Skipp në minutën e 46-të (goditje e shkëlqyer nga jashtë zonës) dhe Harry Kane në minutën e 82-të. Është gjithnjë e më shumë krizë për ekipin e Potter-it, i mbërthyer në 31 pikë dhe në vendin e dhjetë. Tottenham sheh vendin e katërt, duke u ngjitur në 45 pikë në renditje.
Në pjesën e parë ndeshja kishte vështirësi, me ndërprerje të vazhdueshme dhe pak veprime të rrezikshme. Blutë pas pak minutash duhet të hiqnin dorë nga Thiago Silva, i zëvendësuar pas një përplasje me Kane. E vetmja mundësi në 45 minutat e para erdhi në minutën e 26-të, me Spurs që goditën shtyllën me Hojbjerg. Te Blutë më aktivët ishin Joao Felix dhe Sterling. Pak para bilbilit të dyfishtë, filloi edhe një sherr, me arbitrin që përjashtoi Ziyechin, për të vazhduar më pas dhe e ktheu kartonin e kuq në të verdhë (pas shqyrtimit të imazheve në Var). Njëmbëdhjetëshja e Contes (vazhdon të mungojë për arsye shëndetësore) zhbllokoi ndeshjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, me goditjen e bukur të Skipp.
Vendasit ulën ritmin e lojës për të kontrolluar reagimin e skuadrës së Potter-it dhe në minutën e 82-të gjetën edhe golin e 2-0: këndorja e zëvendësuesit Son, goditje me kokë nga Dier dhe finalizimi në shtyllën e largët nga Harry kane. Në finale blutë tentuan të shkurtojnë distancën, por ndeshja përfundoi 2-0. Tottenham ngjitet në 45 pikë në renditje, për momentin në vendin e katërt. Është një krizë e madhe për Chelsea-n e Potter-it, i ankoruar në vendin e dhjetë, me 31 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




