Çelsi, tjetër finale me Liverpulin

Çelsi – Liverpul përsëri përballë njëra-tjetrës në një finale të rëndësishme në Angli. Bëhet fjalë për FA Cup, në 150 vjetorin e themelimit të saj, teksa Çelsi të dielën pasdite ka mundur 2-0 Kristal Pallas në gjysmëfinale. Kanë mjaftuar 11 minuta për skuadra e Tomas Tuhel, teksa në të 65’ ka shënuar Loftus-Çik dhe në të 76’ Maunt.
Për Çelsin kjo finalja e gjashtëmbëdhjetë, ndërsa e ka fituar për herë të fundit më 2018-ën, kurse për Liverpulin finalja e pesëmbëdhjetë, e fundit e fituar 2006. Çelsi e Liverpul ishin përballë njëra-tjetrës dhe në EFL CUP, atje ku me penallti në finale pat fituar skuadra e Jurgen Klop, 11-10. E më 14 maj pritet një sfidë e vërtetë mes dy skuadrave me dy trajnerë gjerman, Tuhel e Klop.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




