Paulo Fonseca, shumë afër Tottenhamit

Angli | 5 vite më parë

Paulo Fonseca është shumë afër stolit të Tottenham. Pas dështimit të sulmit ndaj Antonio Conte, Spurs kanë filluar të kërkojnë me ngulm ish-trajnerin e Romës, të sponsorizuar nga Fabio Paratici, dhe janë një hap larg mbylljes së marrëveshjes. Një kontratë 3-vjeçare me vlerë rreth 4 milion € në sezon është gati për portugezin.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e londinezëve: së pari ata do të zyrtarizojnë angazhimin e Paratici (edhe ai do të nënshkruajë deri në vitin 2024), pastaj atë të teknikut të ri i cili, duke lënë mënjanë ndonjë surprizë të minutës së fundit, duhet të jetë me të vërtetë Fonseca. Kjo do të përfundonte një shkëmbim të bujshëm stolash në aksin Romë-Londër, me José Mourinho në atë verdhekuqve dhe ish Shakhtarin në atë të Spurs.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme