Kupa e Ligës: Mourinho kundër Guardiola, finale me 8,000 tifozë

Më 25 Prill, Tottenham i José Mourinho do të sfidojë Manchester City të Pep Guardiola në Carabao Cup (Kupa e Ligës) 2020-21. Do të jetë një ndeshje me rëndësi të dyfishtë për futbollin britanik. Daily Mail raporton se kjo finale do të shërbejnë si një provë për rihapjen e parë të stadiumeve: stadiumi Ëembley (kapaciteti 90,000 vende) duhet të presë një maksimum prej 8,000 tifozësh për ndeshjen midis Spurs dhe Citizens.
Shumica e biletave do t’u jepen rezidentëve dhe një pjesë do t’u dhurohen punonjësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. City dhe Tottenham gjithashtu do të marrin një alokim të vogël biletash për tifozët e tyre jo më shumë se një të katërtën e pjesëmarrjes totale .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




