Leicester-Arsenal 1-3, Lacazette:  Fitore e bukur

Angli | 6 vite më parë

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, komentoi  suksesin në transfertë kundër Leicester, i cili erdhi edhe falë golit të tij: “Sot ishte një fitore e bukur. Ne duam të kthehemi në majën e futbollit anglez sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të vazhdojmë kështu, duke fituar shumë ndeshje radhazi”.

 “Kishim një plan për ndeshjen dhe e respektuam atë: kur të gjithë japin më të mirën e tyre në rolin e tyre, bëhet më e lehtë për të fituar. Kohët e fundit është folur shumë për performancën e lojtarëve tanë të rinj dhe mendoj se ata po ecin mirë, por edhe lojtarët më me përvojë duhet të jenë të gatshëm dhe të jenë shembull. Kemi mësuar shumë nga humbjet e fundit dhe mund të bëjmë akoma më shumë në finalen e sezonit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme