Manchester United surprizohet në fund, 3-3 me Everton

Dominic Calvert-Lewin shënoi në sekondat e fundit ndërsa Everton barazoi 3-3 me Manchester United në Old Trafford në një përplasje shumë argëtuese. Vendasit dominuan një pjesë të parë falë kontributit sulmues të mbrojtësve Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka që ndihmuan vijën e sulmit te United.
Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes i dhanë një avantazh të dyfishtë skuadrës së trajnerit Solskjaer, por fillimi i pjesës së dytë solli barazpeshën me golat e Doucoure dhe Rodriguez.
Një ndeshje e ndezur që ka sjellë një tjetër gol për United me autor McTominay. Por atëherë kur mendohej se fitorja ishte arritur, Everton ka surprizuar me një gol të Calvert-Lewin, 3-3.
Një mundësi e humbur për United për të arritur City, që mban vendin e parë, ndërsa Everton qëndron në vendin e gjashtë në kuotën e 37 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




