Shaw zbulon idhullin e tij dhe zhgënjen tifozët e Manchester

Luke Shaw është një nga lojtarët më të mirë të Manchester United. I transferuar te Djajtë e Kuq në 2014-ën ka shpjeguar për kanalet zyrtare të klubit se ndihet shumë i përfshirë në projektin teknik: “Madhështia e klubit dhe fitoret e mëdha të marra në të kaluarën na frymëzojnë të gjithë ne. Ne duam të kthehemi në ato nivele dhe të frymëzojmë të rinjtë. Skuadra që kemi është e pabesueshme. Të gjithë shkojmë mirë dhe të gjithë duam të fitojmë trofe”. Gjithsesi, Shaw ka zhgënjyer tifozët kur ka folur për idhujt e tij. I preferuari i tij, në fakt, ka qenë Ashley Cole, ish-lojtari i Arsenal-it dhe Chelsea-t që i ka shkaktuar shumë pakënaqësi Djajve të Kuq: “Për mua ka qenë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë të të gjitha kohërave: Ashley Cole. Siç kam thënë, e kam parë shumë herë dhe do të kisha dashur të bëhesha një lojtar si ai”. “Kam patur fatin të luaj me të tek Anglia dhe ka qenë fantastike për mkua të luaj me idhullin tim”, ka thënë Shaw.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




